Fler Hydra Mist - Refreshing & Revitalising Hair & Body Mist *150ml
Hydra Mist - Refreshing & Revitalising Hair & Body Mist *150ml
E lehtë dhe e padukshme, me një teksturë ultra të hollë, është e pasuruar me përbërës aktivë për kujdesin e lëkurës, për një hidratim të menjëhershëm që freskon dhe përkëdhel lëkurën dhe flokët.
Nuk yndyros dhe nuk ngjit
Ideale në çdo rast, madje edhe pas depilimit
E përsosur për të rifreskuar lëkurën dhe flokët gjatë ditës
Kujdes: tundeni mirë para se ta spërkatni!
Hydra Mist është menduar për ata që pëlqejnë formula të lehta por efektive, që aplikohen shpejt dhe japin menjëherë rezultat: për një prekje hidratimi dhe freskie të shpejtë pa hequr dorë nga kujdesi për trupin dhe flokët, kudo që të jesh.
Rezultati? Shkëlqim natyral, aromë e lehtë, lëkurë dhe flokë të rigjallëruar në çast.
Ideal për t’u përdorur mbas dushit, në plazh, në udhëtime, në qytet ose edhe mbas depilimit për të qetësuar lëkurën.
Përbërës aktivë:
ACID HIALURONIK me peshë të vogël molekulare
Për hidratim të thellë me efekte te dukshme edhe tek flokët.
ALOE VERA
Për të qetësuar lëkurën mbas ekspozimit në diell ose mbas depilimit, për rehati të menjëhershme.
BETAINE
Humektant me origjinë bimore, mbron nga dehidratimi dhe agresorët e jashtëm.
EKSTRAKT PJESHKE
Zbutës dhe ëmbëlsues, për lëkurë të butë dhe të mëndafshtë.
EKSTRAKT GINGSENG
Me vetitë e tij antioksiduese, rigjallëron dhe stimulon mikroqarkullimin.
EKSTRAKT TËRSHËRE
Qetëson lëkurën, duke ulur irritimet dhe skuqjet.