Rreth Hobdari
"Farmacinë Hobdari – një emër me traditë dhe besueshmëri në shërbim të shëndetit tuaj."
Kush Është Farmaci Hobdari
Farmacia Hobdari është një farmaci dhe drugstore me një histori të gjatë dhe të besueshme në shërbim të komunitetit. E themeluar në vitin 1995, ne kemi mbi 25 vite përvojë në ofrimin e kujdesit farmaceutik cilësor dhe produkteve të shëndetit për të gjitha moshat.
Te Farmacia Hobdari do të gjeni një gamë të gjerë produktesh farmaceutike, suplemente ushqimore, produkte kozmetike dhe kujdesi personal, gjithmonë me cilësi të garantuar dhe këshillim profesional nga farmacistët tanë të kualifikuar.
Misioni ynë është t’ju ofrojmë jo vetëm produkte, por edhe besim, kujdes dhe informacion të saktë për mirëqenien tuaj.
Vendndodhja
Ndodhemi në një nga zonat më të njohura të Tiranës, në rrugën Myslym Shyri, pallati 44, shumë pranë Gjykatës së Lartë. Pozicionimi ynë qendror dhe shërbimi profesional na kanë bërë zgjedhjen e parë për shumë banorë të zonës dhe më gjerë.