Fler Foamtastic Amber Shave Mousse *200ml
Foamtastic Amber *200ml
Shkumë me ekstrakt karrote dhe gjalpë shea.
Produkte të ngjashme me këtë quhen “shkumë rroje”. Por qimet rriten edhe në pjesë të tjera të trupit përveç mjekrrës. Prandaj Fler ka krijuar një produkt të përshtatshëm për çdo pjesë të trupit dhe parapëlqen fjalën “mousse”.
Depilimi yt i radhës ka për të qenë i butë, argëtues dhe plot ngjyra
• Hidratim nga më të butët edhe në dush.
• Ushqen dhe mbron lëkurën për të parandaluar irrtimet dhe skuqjet
• Nota amberi, paçuli, karafili dhe neroli
Këshillohet për:
- Depilimin e çdo pjese të trupit dhe mjekrra tek meshkujt
- Për çdo tip lëkure edhe ato më sensitivet
Përdorimi:
Shumë e thjeshtë: tunde mirë, aplikoje në lëkurë të lagur,depilohu, shpëlahu. Kaq!
HAPI I PARË
Eksfolimi i Lëkurës
Në dush, përdorni dorashkën eksfoliuese të Setit Hoily Drops për të pastruar qelizat e vdekura dhe për të hapur poret.
HAPI I DYTË
Parapërgatitu me Foamtastic
Tunde mirë, aplikoje në lëkurë të lagur dhe përgatitu për një seancë depilimi të butë, argëtuese dhe plot ngjyra.
HAPI I TRETE
Depilohu me briskun Fler
Lag kokën e briskut për të aktivizuar unazën lubrifikuese dhe fillo me depilimin e pjesës së zgjedhur të trupit tënd (Fler është zgjedhja e preferuar për çdo pjesë të trupit! 😉)
HAPI I KATËRT
Parandalo qimet nën lëkurë me Hoily Drops
Masazhoni kremin Slow It Down në të gjithë trupin derisa të përthithet plotësisht. Perfekte për përdorim pas depilimit për të qetësuar dhe hidratuar lëkurën falë ekstraktit të kalendulës. Më pas aplikoni disa pika Hoily Drops në zonat më të ndjeshme ndaj irritimeve, folikulitit ose qimeve nën lëkurë.