Fler THAT PINK SET (Barbie x Fler)
THAT PINK SET (Barbie x Fler)
Set Brisku Fler, Foamtastic Coconut, Slow it Down & Travel Case
A touch of THAT PINK!: një prekje rozë për kë nuk ka frikë të jetë vetvetja.
THAT PINK SET është një edicion i limituar që feston bukurinë dhe unikalitetin e çdo personi, i lindur nga bashkëpunimi i veçantë mes Barbie™ dhe Fler. I frymëzuar nga dizajni ikonik i Barbie, ky set e kthen rutinën tënde të depilimit në një eksperiencë plot stil, kujdes për veten dhe ngjyra. Çdo detaj është kuruar me kujdes për të pasqyruar shpirtin e gjallë dhe fuqizues në stilin e përsosur Barbie – për ata që nuk kanë frikë të bien në sy.
Seti përfshin briskun THAT PINK Razor në ngjyrën speciale rozë Barbie, me mbajtëse muri dhe 2 koka zëvendësuese, së bashku me kellefin e udhetimit THAT PINK Travel Case të koordinuar për ta marrë me vete kudo. Eksperiencën e plotësojnë shkuma per depilim THAT PINK Foamtastic Coconut dhe kremi për trupin THAT PINK Slow It Down, të dy të paketuar në ambalazhe ekskluzive rozë që sjellin energjinë dhe stilin e Barbie.
E gjitha është e paketuar në një kuti me shkëlqim dhe dizajn të dallueshëm, perfekte për të ruajtur aleatët e tu të rinj të bukurisë. Me THAT PINK SET, depilimi kthehet në një moment përkëdheljeje për lëkurën, por edhe në çaste argëtimi, i menduar për të mbeshtetur gjithepërfshirjen dhe bodypositivity, me një prekje rozë që do te ndriçoje rutinën tënde.
THAT PINK Razor Starter Set: Brisku Fler në edicion të limituar, në ngjyrën rozë Barbie, është një objekt i vërtetë dizajni. I pajisur me dy koka me 5 tehe të rrethuara nga një unazë lubrifikuese, ai siguron një depilim delikat dhe të saktë, duke reduktuar irritimet dhe duke e lënë lëkurën të butë. Në set përfshihet edhe mbajtësja murale, për ta gjetur lehtësisht sa herë t'ju nevojitet.
THAT PINK Foamtastic Coconut (200ml): Një shkumë e butë dhe ushqyese, me një prekje ekzotike kokosi, që e kthen momentin e depilimit në një përvojë të këndshme dhe relaksuese. Mbron dhe hidraton lëkurën, duke e lënë të butë dhe me aromë të këndshme. Për këtë edicion, paketimi vjen i rinovuar në ngjyrën rozë ikonike të Barbie.
THAT PINK Slow It Down (200ml): Krem trupi hidratues dhe qetësues, i formuluar për të ngadalësuar rritjen e qimeve falë përbërësve aktivë me veprim vonues. Ideal pas depilimit, ofron hidratim të thellë dhe ndjesi butësie që zgjat. Me ambalazhin e ri në ngjyrë rozë, sjell energjinë e Barbie dhe i jep një prekje elegance rutinës tënde të bukurisë.
THAT PINK Travel Case: Këllëfi i udhëtimit, në ngjyrën rozë Barbie, mbron briskun dhe të lejon ta marrësh me vete kudo me stil dhe prakticitet.
Përdorimi:
HAPI I PARË
Përgatit lëkurën
Parapërgatitu me Foamtastic
HAPI I KATËRT
Hidratohu me Slow it Down