Aboca Golamir spraj adult
Trajtimi i dhimbjes së fytit. Pakëson dhimbjen dhe mbron mukozën.
Flakon qelqi 30 ml me spërkatës.
Golamir vepron mbi dhimbjen, djegien dhe vështirësitë në gëlltitje duke e mbrojtur mukozën orofaringeale nga faktorët që shkaktojnë irritimin (virus, baktere, alergjenë, tym, smog, pluhur).
Golamir është një produkt me formulë 100% natyrale, të biodegradueshme dhe përmban ActiFilm DOL, kompleks vegjetal.
UDHËZIME
Golamir këshillohet në rastet e dhimbjes së fytit për trajtimin e gjendjeve irrituese dhe inflamatore të zgavrës orofaringeale, të cilat mund të shkaktohen nga viruset, bakteret, alergjenët ose nga kontakti me agjentë të jashtëm irritues (tym, smog, pluhur). Produkti është gjithashtu i përshtatshëm në ftohje kur sekrecionet e hundës që zbresin në fyt mund të shkaktojnë irritim.
Nga mosha 6 vjeç.
Golamir, për mekanizmin e tij të veprimit, mund të përdoret edhe duke e shoqëruar me trajtimet farmakologjike që përshkruhen nga mjeku.
SI VEPRON
Golamir lehtëson në mënyrë fiziologjike dhimbjen dhe mbron fytin nëpërmjet njëveprimi anti-inflamator indirekt si rezultat i mekanizmave të mëposhtëm të veprimit:
- Barrierë
Formon një film aktiv mbi mukozë për të zvogëluar mbindjeshmërinë dhe për ta mbrojtur atë nga sulmet e agjentëve të jashtëm. - Antioksidues
Redukton radikalet e lira të krijuara nga inflamacioni i mukozës.
Zvogëlon ndjenjën e shqetësimit në fyt edhe për vetitë e saj freskuese.
Krijon gjithashtu një mjedis të pafavorshëm për rritjen e baktereve.
Golamir, në sajë të përbërjes së tij dhe të mekanizmit të tij me veprim fiziologjik, zvogëlon dhimbjen dhe mbron fytin duke respektuar organizmin dhe ambientin.