Aboca Oroben shplarës

https://hobdari.amo.al/web/image/product.template/13359/image_1920?unique=d2e19c1

Pakëson dhimbjen, mbron dhe favorizon shërimin. Për afte, gingivite, plagë të vogla, higjenë e përditshme

1,650.00 L 1650.0 ALL 1,650.00 L

1,650.00 L

Not Available For Sale

This combination does not exist.

Terms and Conditions
30-day money-back guarantee
Shipping: 2-Përshkrimi3 Business Days

OroBen Shpëlarës goje zvogëlon dhimbjen dhe favorizon shërimin e aftës, stomatiteve aftoze të përsëritura, gjengjivat e inflamuara dhe plagët e vogla të gojës si për shembull për shkak të trajtimeve dentare ose për shkak të përdorimit të aparateve ortodontikë dhe protezave dentare.

SI VEPRON

OroBen Shpëlarës goje vepron në sajë të RESINOX FP një kompleks molekular natyral fryt i Kërkimeve Aboca, i përbërë nga polisakaride, rrëshira dhe flavonoide që krijojnë mbi mukozë një barrierë me veprim të dyfishtë:

  1. MBROJTËSE-HIDRATUESE
    Formon një film ngjitës, mbi plagën ose në zonën e inflamuar, që kufizon kontaktin me agjentët e jashtëm, patogjenë ose irritues që kundërshtojnë procesin natyral të shërimit dhe rigjenerimit të indeve.
  2. ANTIOKSIDUES
    Mbron mukozën nga veprimi irritues i radikaleve të lira.

Në sajë të këtyre mekanizmave, produkti favorizon riparimin e indeve duke zvogëluar kohën e shërimit.

Përveç kësaj, vaji esencial i nenexhikut, ushtron një veprim freskues, duke lënë në gojë një ndjesi të këndshme freskie, gjithashtu është i dobishëm për të zvogëluar erën e keqe të gojës që shpesh shoqëron gjengjivitin. OroBen Shpëlarës goje bën të mundur që të arrihet çdo pjesë e zgavrës orale, me anë të shpëlarjes dhe gargarave, mundëson largimin e agjentëve irritues dhe favorizon si rrjedhim kontrollin e mikroambientit, higjienën dhe mbrojtjen e gojës.

UDHËZIME

Koadiuvant specifik për trajtimin e afteve, stomatiteve aftoze të përsëritura dhe gjengjivave të inflamuara.

Mund të përdoret gjithashtu për plagë të vogla të gojës, për shembull, për trajtimet dentare ose përdorimin e aparateve ortodontike dhe të protezave dentare.

Në rast ndjeshmërie të veçantë mund të përdoret si një mbrojtje parandaluese e mukozës së gojës edhe për periudha të gjata. I përshtatshëm edhe për fëmijët mbi 6 vjeç.

I padëmshëm nëse gëlltitet aksidentalisht gjatë aplikimit.

Përqendrimi i lartë i substancave funksionale mund të shkaktojë një depozitim të lehtë në fund të flakonit; është e mjaftueshme një tundje e lehtë për të përftuar një shpërndarje homogjene.

Tundeni flakonin përpara përdorimit. Këshillohet përdorimi i rreth 10 ml shpëlarës goje me masën përkatëse, 2 ose 3 herë në ditë, duke bërë shpëlarje dhe gargarë për të paktën një minutë.

Produkti mund të përdoret i paholluar ose i holluar në pak ujë. Për përdorim te fëmijët, rekomandohet produkti i holluar.

Shmangni marrjen e pijeve ose ushqimeve për të paktën 15 minuta pas aplikimit, në mënyrë që të favorizoni ngjitjen në mukozë.





Vazhdoni te blini!

Your Dynamic Snippet will be displayed here... This message is displayed because you did not provided both a filter and a template to use.