Aboca fitonasal spraj adult
Dekongjestionon dhe fluidizon. Mbron dhe nxit procesin e rigjenerimit të mukozës. Efekt Freskues.
Fitonasal Spray concentrato është një dekongjestionant mbrojtës që përdoret në rast ftohjeje, alergjie dhe në përgjithësi, në prani të bllokimit dhe irritimit të zgavrave të hundës, të lidhura me probleme akute dhe kronike.
Fitonasal Spray concentrato është një produkt aktiviteti i të cilit jepet nga kombinimi i të gjithë përbërësve të formulës.
Ndër këto, me rëndësi të veçantë është TANNISAL-FL, një kompleks molekular natyral i përbërë nga Tanine, Flavonoide dhe Kripë guri, i cili së bashku me glicerinën vegjetale bën që produkti të kryejë këto veprime:
- një veprim dekongjestionant jo-farmakologjik, për shkak të osmolalitetit të balancuar dhe të standardizuar (750 mOsm/Kg) që favorizon tërheqjen e lëngjeve nga mukoza e kongjestionuar, duke e bërë të rrjedhshëm mukusin dhe duke lehtësuar heqjen e tij, edhe nëpërmjet një veprimi fizik të larjes së zgavrës së hundës, pa shkaktuar acarim dhe tharje.
- një efekt mbrojtës, në sajë të veprimit mukus-adeziv dhe antioksidues që favorizon mbajtjen e integritetit të barrierës epiteliale dhe procesin e rigjenerimit të mukozës.
Aromat natyrale të Eukaliptit dhe Nenexhikut japin një ndjesi të këndshme freskie.
Fitonasal Spray concentrato nuk përmban dekongjestionantë vazokonstriktorë dhe, në sajë të mekanizmit të tij inovativ me veprim jo-farmakologjik nuk krijon varësi, nuk e than mukozën e hundës, nuk irriton dhe mund të përdoret shpesh, edhe për periudha të gjata.
Ruajtja e produktit garantohet nga procesi i prodhimit me sistem filtrimi sterilizues dhe ambalazhimi në një ambient të kontrolluar mikrobiologjikisht, pa përdorimin e konservuesve.
Mënyra e përdorimit

Dozimi për të rriturit dhe të rinjtë mbi 12 vjeç: spërkatni 2 herë në çdo zgavër hunde, fryni hundët dhe përsëritni aplikimin.
Dozimi për fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç: spërkatni 1 herë në çdo zgavër hunde, fryni hundët dhe përsëritni aplikimin.
Pas çdo përdorimi, fshijeni spërkatësin me një pecetë të lagur të pastër dhe thajeni me kujdes.
Këshillohet të aplikoni Fitonasal Spray concentrato disa herë gjatë ditës edhe në kohë të afërta dhe të përsërisni spërkatjen para se të bini për të fjetur.