Aboca fitonasal pediatrik

https://hobdari.amo.al/web/image/product.template/13378/image_1920?unique=610806f

Dekongjeston dhe mbron mukozën, edhe në rast kolle pas një ftohjeje Spray nebulizator prej 125 ml

1,850.00 L 1850.0 ALL 1,850.00 L

1,850.00 L

Not Available For Sale

This combination does not exist.

Terms and Conditions
30-day money-back guarantee
Shipping: 2-Përshkrimi3 Business Days

Fitonasal Pediatric është një dekongjestionant i formuluar posaçërisht për të liruar hundën e fëmijëve të vegjël në rastin e bllokimit dhe irritimit të zgavrave të hundës për shkak të sindromave të gripit, ftohjes së zakonshme, riniteve alergjike dhe sinusiteve si akute ashtu edhe kronike.

Fitonasal Pediatric vepron në sajë të TANNISAL, një kompleks molekular natyral i tanineve dhe kripës së gurit, që ndërvepron me mukozën e hundës duke kryer:

  • Një veprim dekongjestionant: në sajë të osmolaritetit të balancuar që lehtëson tërheqjen e ujit nga indet o kongjestionuara pa irrituar dhe tharë mukozën;
  • Një veprim mbrojtës mbi mukozë në sajë të formimit të një shtrese mukus-adezive dhe të veprimit antioksidues.

Përveç kësaj, produkti, në sajë të spërkatësit të tij të nebulizuar me fluks të vazhdueshëm, ka një veprim të thellë pastrimi të zgavrave të hundës që heq mukusin e tepërt dhe agjentët patogjenë, irritues dhe alergjizuesit e bllokuar në të (viruse, baktere, tym, smog, polene, substanca irrituese, etj.).

Ky veprim është veçanërisht i dobishëm tek foshnja që nuk është në gjendje të fryjë hundën dhe te fëmija që nuk e bën atë në mënyrë të përshtatshme.

Për këto karakteristika Fitonasal Pediatric, është veçanërisht i përshtatshëm në rastin e kollës retro-nazale. Në fakt, mbetja e mundshme e mukusit në zgavrat e hundës dhe prania e mikroorganizmave dhe substancave alergjizuese, nëpërmjet shkarkimit retro-nazal, mund të jenë shkaku i kollës apo probleme të tjera si dhimbje fyti dhe infeksion i veshit të mesëm.

Fitonasal Pediatric nuk përmban dekongjestionantë vazokonstriktorë dhe, në sajë të mekanizmit të tij inovativ me veprim jo-farmakologjik nuk krijon varësi, nuk e than mukozën e hundës, nuk irriton dhe mund të përdoret shpesh, edhe për periudha të gjata. Përdorimi i produktit tek foshnjat dhe fëmijët ndihmon frymëmarrjen dhe lehtëson pushimin gjatë natës.

PAKETIMI:

Fitonasal Pediatric paraqitet në një kontejnër me spërkatje spray të pajisur me teknologji "bag on valve".

Avantazhet e nebulizuesit:

  1. Prakticitet - një shpërndarje me fluks të vazhdueshëm dhe në të gjitha pozicionet , veçanërisht i dobishëm në vitet e para të jetës;
  2. Ergonomicitet - çepi shpërndarës është menduar që t'i përshtatet edhe hundës së më të vegjëlve;
  3. Cilësi - produkti gjendet në një qese të izoluar nga jashtë, në mënyrë që të lejojë daljen, por jo rifutjen e ajrit, lëngjeve ose mbetjeve të tjera;
  4. Mbrojtje të ambientit - Përmban gaz propelent (Azot) i cili respekton shtresën e ozonit.


Përdorni Fitonasal Pediatric të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje dhe sa herë që vlerësohet se është e nevojshme. Për një veprim efikas dekongjestionant dhe mbrojtës të mukozës përdorni Fitonasal Pediatric siç udhëzohet më poshtë:

 

1.Nga mosha 6 muajsh deri në një vit

  • Shtrijeni fëmijën anash dhe futni spërkatësin në vrimën e sipërme të hundës, spërkatni produktin.
  • Përsëriteni veprimin në vrimën tjetër të hundës, duke e shtrirë fëmijën në anën tjetër.
     

 

2. Mbi një vjeç

  • Vendosni spërkatësin në vrimën e hundës dhe ushtroni pak presion për disa sekonda.
  • Pastroni hundën ose, nëse është e mundur, fryni hundët dhe përsëritni spërkatjen në vrimën tjetër të hundës.


Pas çdo përdorimi, fshijeni spërkatësin me një leckë të lagur të pastër dhe thajeni me kujdes.

 




Vazhdoni te blini!

Your Dynamic Snippet will be displayed here... This message is displayed because you did not provided both a filter and a template to use.