Aboca Melilax x6 klizma adult
Melilax Adult rekomandohet në trajtimin e kapsllëkut, madje edhe në prani të mbindjeshmërisë së organeve të brendshme (si në rastin e kolonit të irrituar), plagëve dhe hemorroideve.
Produkti çliron intestinin, ka një veprim mbrojtës dhe e rrjedhimisht zvogëlon shqetësimet, irritimin dhe pezmatimin e pranishëm në rast kapsllëku.
Melilax Adult është i përshtatshëm edhe për përdorimin gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.
SI VEPRON
Melilax Adult bashkon një veprim evakues me një veprim mbrojtës dhe rrjedhimisht qetësues të mukozës së rektumit.
Veprimi i dyfishtë i Melilax Adult përftohet në sajë të PROMELAXIN, një kompleks me mjaltë nektari dhe mjaltë melate të seleksionuar dhe përpunuar posaçërisht në bazë të përmbajtjes së tyre me monosaharide, polisaharide dhe melanoidina, i pasuruar me fraksionin polisaharidik nga Aloe dhe Mëllaga.
Melilax Adult, ushtron një veprim evakues që nxit një stimul për aktivizimin e defekimit.
Përveç kësaj Melilax Adult, në sajë të vetive të tij të ngjashme me mukusin dhe të viskozitetit të tij, mbron mukozën e rektumit gjatë kalimit të feçeve.
Këto veti të veçanta, së bashku me veprimin antioksidues, i japin produktit aftësinë për të mbrojtur dhe rrjedhimisht qetësimin e mukozës.
MËNYRA E PËRDORIMIT
- Hapni mikroklizmën duke hequr mbulesën e sigurisë së kanulës:
– kapeni unazën e rrumbullakët të vendosur mbi pajisjen në formë harmonike, me dorën tjetër, përkuleni mbulesën e kanulës derisa të thyhet dhe të shkëputet plotësisht nga unaza.
– Hiqeni mbulesën e kanulës.
- Aplikoni disa pika të produktit në zonën perianale dhe fusni me delikatesë kanulën në rektum.
- Shtypni plotësisht mikroklizmën dhe në fund të aplikimit mbajeni të shtypur derisa të nxirret plotësisht kanula, për të parandaluar ri-aspirimin e produktit.