Aboca Lenodiar pediatric x12bust

https://hobdari.amo.al/web/image/product.template/13352/image_1920?unique=b3e574b

Vepron kundër diarresë dhe ekuilibron intestinin

Paketë me 12 bustina granulare t’u tretur në ujë me 2 g secila

154.17 L 154.17000000000002 ALL 154.17 L

154.17 L

Not Available For Sale

This combination does not exist.

Terms and Conditions
30-day money-back guarantee
Shipping: 2-Përshkrimi3 Business Days

Lenodiar Pediatric rekomandohet për trajtimin e diarresë.

Produkti zvogëlon shkarkimet e diarresë duke respektuar funksionet e intestinit.

Diarreja është një fenomen që shoqërohet me një gjendje irritimi dhe inflamacioni të mukozës intestinale për shkaqe me origjinë të ndryshme. Kjo gjendje shkaktohet për arsye të rritjes së sekretimit dhe/ose përthithjes së dobët të lëngjeve, që shoqërohet me një rritje të motilitetit të intestinit.

Përveç shqetësimit dhe dhimbjes, diarrea paraqet rrezikun e dehidratimit, humbjen e vitaminave dhe të mineraleve dhe një çekuilibër të florës bakteriale të intestinit.

UDHËZIME

Lenodiar Pediatric është i përshtatshëm për trajtimin e diarresë me origjinë të ndryshme (infeksion viral, sindroma gripale të karakterizuara nga diarrea, diarre funksionale, diarre jatrogjene për shkak të marrjes së ilaçeve, diarre e udhëtarit).

Rekomandohet që fëmija të marrë një sasi adekuate lëngjesh për të shmangur rrezikun e dehidratimit.

Produkti mund të përdoret nga mosha 1 vjeç e sipër.

SI VEPRON

Lenodiar Pediatric vepron në sajë të Actitan- F, një kompleks molekular natyral fryt i kërkimeve Aboca që zvogëlon shkarkimet e diarresë dhe normalizon konsistencën e feçeve, duke favorizuar një ekuilibër të shpejtë të funksioneve të intestinit.

Actitan-F  vepron kundër inflamacionin e mukozës intestinale, i pranishëm në rast diarreje, në sajë të dy mekanizmave të veprimit:

  1. veprim mbrojtës, që arrihet nëpërmjet formimit të një filmi me efekt barrierë që kufizon kontaktin me mikroorganizmat dhe agjentët irritues;
  2. veprim anti-radikal mbi radikalet e lira, që vepron kundër irritimit të mukozës.

Në sajë të sinergjisë së veprimeve të tij, Lenodiar Pediatric favorizon rimarrjen e shpejtë të funksionit intestinal dhe rivendos ekuilibrin e florës bakteriale (mikrobiotës).

Për shkak të mekanizmit të tij të veprimit produkti vepron duke respektuar fiziologjinë e intestinit dhe pa shkaktuar kapsllëk.

Lenodiar Pediatric është një produkt 100% natyral dhe i biodegradueshëm, është pa gluten dhe me shije të këndshme.




Vazhdoni te blini!

Your Dynamic Snippet will be displayed here... This message is displayed because you did not provided both a filter and a template to use.