Aboca Melilax x6 klizma bambini (copy)

https://hobdari.amo.al/web/image/product.template/13361/image_1920?unique=53c65bd

216.67 L 216.67000000000002 ALL 216.67 L

216.67 L

Not Available For Sale

This combination does not exist.

Terms and Conditions
30-day money-back guarantee
Shipping: 2-Përshkrimi3 Business Days

Melilax Pediatric rekomandohet në trajtimin e kapsllëkut tek fëmijët dhe foshnjat, madje edhe në prani të mbindjeshmërisë së organeve të brendshme (si në rastin e kolonit të irrituar), plagëve dhe hemorroideve.

Produkti çliron intestinin, ka një veprim mbrojtës dhe e rrjedhimisht zvogëlon shqetësimet, irritimin dhe pezmatimin e pranishëm në rast kapsllëku.

SI VEPRON

Melilax Pediatric bashkon një veprim evakues me një veprim mbrojtës dhe rrjedhimisht qetësues të mukozës së rektumit.

Veprimi i dyfishtë i Melilax Pediatric përftohet në sajë të PROMELAXIN, një kompleks me mjaltë nektari dhe mjaltë melate të seleksionuar dhe përpunuar posaçërisht në bazë të përmbajtjes së tyre me monosaharide, polisaharide dhe melanoidina, i pasuruar me fraksionin polisaharidik nga Aloe dhe Mëllaga.

Melilax Pediatric, ushtron një veprim evakues që nxit një stimul për aktivizimin e defekimit.

Përveç kësaj Melilax Pediatric, në sajë të vetive të tij të ngjashme me mukusin dhe të viskozitetit të tij, mbron mukozën e rektumit gjatë kalimit të feçeve.

Këto veti të veçanta, së bashku me veprimin antioksidues, i japin produktit aftësinë për të mbrojtur dhe rrjedhimisht qetësimin e mukozës.

Fëmijë nga 3-12 vjeç:

1 mikroklizëm me 5 g sipas nevojës. Në rast kapsllëku të vazhdueshëm, aplikoni 2 doza rresht.

Fëmijë nga 1-3 vjeç:

1 mikroklizëm me 5 g sipas nevojës.

Foshnja nga 0-1 vjeç:

gjysmë mikroklizme me 5 g sipas nevojës.

MËNYRA E PËRDORIMIT

  1. Hapni mikroklizmën duke hequr mbulesën e sigurisë së kanulës:
    – kapeni unazën e rrumbullakët të vendosur mbi pajisjen në formë harmonike, me dorën tjetër, përkuleni mbulesën e kanulës derisa të thyhet dhe të shkëputet plotësisht nga unaza.

    – Hiqeni mbulesën e kanulës.
  2. Aplikoni disa pika të produktit në zonën perianale dhe fusni me delikatesë kanulën në rektum.
  3. Shtypni plotësisht mikroklizmën dhe në fund të aplikimit mbajeni të shtypur derisa të nxirret plotësisht kanula, për të parandaluar ri-aspirimin e produktit.





Vazhdoni te blini!

Your Dynamic Snippet will be displayed here... This message is displayed because you did not provided both a filter and a template to use.