Aboca Golamir spraj junior pa alkool
Trajtimi i dhimbjes së fytit. Pakëson dhimbjen dhe mbron mukozën.
Flakon qelqi 30 ml me spërkatës
Golamir spray pa alkool vepron mbi dhimbjen, djegien dhe vështirësitë në gëlltitje duke e mbrojtur mukozën orofaringeale nga faktorët që shkaktojnë irritimin (virus, baktere, alergjenë, tym, smog, pluhur).
Golamir spray pa alkool është një produkt me formulë 100% natyrale, të biodegradueshme dhe përmban ActiFilm DOL, kompleks vegjetal.
UDHËZIME
Golamir spray pa alkool këshillohet në rastet e dhimbjes së fytit për trajtimin e gjendjeve irrituese dhe inflamatore të zgavrës orofaringeale, të cilat mund të shkaktohen nga viruset, bakteret, alergjenët ose nga kontakti me agjentë të jashtëm irritues (tym, smog, pluhur).
Produkti është gjithashtu i përshtatshëm në ftohje kur sekrecionet e hundës që zbresin në fyt mund të shkaktojnë irritim.
Nga mosha 1 vjeç.
Golamir spray pa alkool, për mekanizmin të tij të veprimit, mund të përdoret gjithashtu duke e shoqëruar me trajtimet farmakologjike të përshkruara nga mjeku.
SI VEPRON
Golamir spray pa alkool lehtëson në mënyrë fiziologjike dhimbjen dhe mbron fytin nëpërmjet njëveprimi anti-inflamator indirekt si rezultat i mekanizmave të mëposhtëm të veprimit:
- Barrierë
Formon një film aktiv mbi mukozë për të zvogëluar mbindjeshmërinë dhe për ta mbrojtur atë nga sulmet e agjentëve të jashtëm. - Antioksidues
Redukton radikalet e lira të krijuara nga inflamacioni i mukozës.
Krijon gjithashtu një mjedis të pafavorshëm për rritjen e baktereve.
Shije e këndshme Frutash pylli dhe Manaferre.
Golamir spray pa alkool, në sajë të përbërjes së tij dhe të mekanizmit të tij me veprim fiziologjik, zvogëlon dhimbjen dhe mbron fytin duke respektuar organizmin.