Aboca golamir x20tab

https://hobdari.amo.al/web/image/product.template/13358/image_1920?unique=ce390e0

Trajtimi i dhimbjes së fytit. Pakëson dhimbjen dhe mbron mukozën.

20 tableta për t’u tretur në gojë me 1,5 g secila, të ambalazhuara veçmas

62.50 L 62.5 ALL 62.50 L

62.50 L

Not Available For Sale

This combination does not exist.

Terms and Conditions
30-day money-back guarantee
Shipping: 2-Përshkrimi3 Business Days

Golamir tableta vepron mbi dhimbjen, djegien dhe vështirësitë në gëlltitje duke e mbrojtur mukozën orofaringeale nga faktorët që shkaktojnë irritimin (virus, baktere, alergjenë, tym, smog, pluhur).

Golamir tableta është një produkt me formulë 100% natyrale, të biodegradueshme dhe përmban ActiFilm DOL, kompleks vegjetal.

UDHËZIME

Golamir tableta këshillohet në rastet e dhimbjes së fytit për trajtimin e gjendjeve irrituese dhe inflamatore të zgavrës orofaringeale, të cilat mund të shkaktohen nga viruset, bakteret, alergjenët ose nga kontakti me agjentë të jashtëm irritues (tym, smog, pluhur).

Produkti është gjithashtu i përshtatshëm në ftohje kur sekrecionet e hundës që zbresin në fyt mund të shkaktojnë irritim.

Nga mosha 6 vjeç.

Golamir tableta, për shkak të mekanizmit të tij të veprimit, mund të përdoret gjithashtu duke e shoqëruar me trajtimet farmakologjike të përshkruara nga mjeku.

SI VEPRON

Golamir tableta lehtëson në mënyrë fiziologjike dhimbjen dhe mbron fytin nëpërmjet një veprimi anti-inflamator indirekt si rezultat i mekanizmave të mëposhtëm të veprimit:

  • Barrierë
    Formon një film aktiv mbi mukozë për të zvogëluar mbindjeshmërinë dhe për ta mbrojtur atë nga sulmet e agjentëve të jashtëm.
  • Antioksidues
    Redukton radikalet e lira të krijuara nga inflamacioni i mukozës.

Zvogëlon ndjenjën e shqetësimit në fyt edhe për vetitë e saj freskuese.

Krijon gjithashtu një mjedis të pafavorshëm për rritjen e baktereve.

Golamir tableta, në sajë të përbërjes dhe mekanizmit të tij me veprim fiziologjik, zvogëlon dhimbjen dhe mbron fytin duke respektuar organizmin.


Rekomandohet të merrni 1 tabletë 3-4 herë në ditë duke e lënë të tretet ngadalë në gojë.

Golamir tableta mund të merret edhe për periudha të zgjatura. 




Vazhdoni te blini!

Your Dynamic Snippet will be displayed here... This message is displayed because you did not provided both a filter and a template to use.