Aboca Lenodiar adult x20caps

https://hobdari.amo.al/web/image/product.template/13353/image_1920?unique=f1b9483

Vepron kundër diarresë dhe ekuilibron intestinin

Paketim me 20 kapsula me 500 mg secila

1,750.00 L 1750.0 ALL 1,750.00 L

1,750.00 L

Not Available For Sale

This combination does not exist.

Terms and Conditions
30-day money-back guarantee
Shipping: 2-Përshkrimi3 Business Days

Lenodiar Adult rekomandohet për trajtimin e diarresë akute dhe të përkeqësimeve të diarresë kronike.

Produkti zvogëlon shkarkimet e diarresë duke respektuar funksionet e intestinit.

Diarreja është një fenomen që shoqërohet me një gjendje irritimi dhe inflamacioni të mukozës intestinale për shkaqe me origjinë të ndryshme. Kjo gjendje shkaktohet për arsye të rritjes së sekretimit dhe/ose përthithjes së dobët të lëngjeve, që shoqërohet me një rritje të motilitetit të intestinit.

Përveç shqetësimit dhe dhimbjes, diarrea paraqet rrezikun e dehidratimit, humbjen e vitaminave dhe të mineraleve dhe një çekuilibër të florës bakteriale të intestinit.

UDHËZIME

Lenodiar Adult është i përshtatshëm për trajtimin e diarresë akute me origjinë të ndryshme (infeksion viral, sindroma gripale të karakterizuara nga diarre, diarre jatrogjene për shkak të marrjes së ilaçeve, kushte stresi, alimentacion dhe stile jetese jo korrekte, diarre e udhëtarit, ndryshime hormonale si ata gjatë ciklit menstrual) dhe për trajtimin e përkeqësimeve të diarresë kronike (si p.sh. IBS - sindroma e intestinit të irrituar, diarre funksionale, sëmundje inflamatore intestinale, etj...) duke e shoqëruar me trajtimin terapeutik specifik.

Produkti është i përshtatshëm për të rritur dhe të rinj duke filluar nga mosha 12 vjeç.

SI VEPRON

Lenodiar Adult vepron në sajë të Actitan-P, një kompleks molekular natyral fryt i kërkimeve Aboca që zvogëlon shkarkimet e diarresë dhe normalizon konsistencën e feçeve, duke favorizuar një ekuilibër të shpejtë të funksioneve të intestinit.

Actitan-P vepron kundër inflamacionin e mukozës intestinale, i pranishëm në rast diarreje, në sajë të dy mekanizmave të veprimit:

  1. veprim mbrojtës, që arrihet nëpërmjet formimit të një filmi me efekt barrierë që kufizon kontaktin me mikroorganizmat dhe agjentët irritues;
  2. veprim anti-radikal mbi radikalet e lira, që vepron kundër irritimit të mukozës.

Në sajë të sinergjisë së veprimeve të tij, Lenodiar Adult favorizon rimarrjen e shpejtë të funksionit intestinal dhe rivendos ekuilibrin e florës bakteriale (mikrobiotës).

Për shkak të mekanizmit të tij të veprimit produkti vepron duke respektuar fiziologjinë e intestinit dhe pa shkaktuar kapsllëk. 

Lenodiar Adult është një produkt 100% natyral dhe i biodegradueshëm e pa gluten.




Vazhdoni te blini!

Your Dynamic Snippet will be displayed here... This message is displayed because you did not provided both a filter and a template to use.