Aboca Fitoroid pomad
Çrregullime të hemorroideve. Lehtëson dhimbjen, djegien dhe kruajtjen duke mbrojtur mukozën.
NeoFitoroid bioPomata është një produkt me bazë kompleksesh molekulare vegjetale, që kryen një një veprim qetësues, duke mbrojtur mukozën anorektale, i dobishëm për të luftuar shqetësimin (dhimbje, djegie dhe kruajtje), irritimin dhe inflamacionin, të pranishëm në rastin e hemorroideve.
UDHËZIME
NeoFitoroid bioPomata rekomandohet për trajtimin e hemorroideve (të brendshme e të jashtme) dhe të simptomave që shoqërohen me to si dhembje, djegie dhe kruajtje anale dhe perianale. Mund të përdoret edhe në prani të plagëve anale.
NeoFitoroid bioPomata mund të jetë e dobishme edhe në parandalimin e në të gjitha situatat që mund të shkaktojnë irritim dhe/ose kongjestion të zonës anale dhe perianale (kapsllëk, diarre, alimentacion dhe stile jetese të pashëndetshme).
NeoFitoroid bioPomata është e përshtatshme edhe në shtatzëni dhe gjatë gjidhënies.
SI VEPRON
Veprimi i NeoFitoroid përftohet në sajë të Helydol, një ekstrakt i thatë i përbërë nga fraksioni lipofil i purifikuar i një seleksionimi specifik të Helikrizo i cili, i pasuruar me Aloe, Rrushkull, vajra vegjetal dhe esencial, qetëson irritimin, duke mbrojtur mukozën dhe favorizon normalizimin e saj nëpërmjet 3 mekanizmave të veprimit:
- Mukoadeziv: ngjitet në mukozë duke formuar një film me efekt barrierë që e mbron atë nga kontakti me agjentët irritues;
- Lubrifikues: zvogëlon fërkimet me feçet, në mënyrë që të mbrojë nga irritimi dhe nga bllokimi perianal;
- Antioksidues: mbron mukozën nga radikalet e lira.
Për më tepër, NeoFitoroid krijon një ambient të pafavorshëm për rritjen e mikroorganizmave, duke kryer një veprim shtesë mbrojtës dhe duke zvogëluar kruajtjen.
Vetitë e tij freskuese japin një lehtësim të shpejtë nga shqetësimet.
NeoFitoroid nuk përmban kortizone as anestetikë dhe, në sajë të mekanizmit të tij të veprimit, nuk irriton dhe nuk e than mukozën.