RVB Lab Microbioma crem gel 50ml
Xhel-Krem nga linja Microbioma. Korrektues, qetësues dhe riparues. Hidraton, zbut dhe ofron lehtësim për lëkurën e ndjeshme, të skuqur dhe të irrituar. Me pigment jeshil i cili neutralizon tonalitetin e lëkurës dhe skuqjen.
Lëndet vepruese:ReviBiome System, Hyalu Smart PGA, Anti Rouge Complex, Centella Asiatica, Ceramide, Calenduala, Ekstrakt Gështenje.
Xhel-krem kundër skuqjes për lëkurat sensitive, kuperoze ose të irrituara. Hidratues dhe ribalancues, i jep lehtësim lëkurës së ndjeshme, të kuqe ose të irrituar nga ekspozimi ndaj agjentëve të jashtëm agresivë ose trajtimeve intensive kozmetike dhe dermo-estetike. Është perfekt për reduktimin e skuqjes. E përforcuar me Ceramide Bio-Mimetike, të cilat ribalancojnë dhe forcojnë lëkurën. Me pigmentin jeshil korrigjues, i cili zvogëlon dukjen e skuqjes, neutralizon tonalitetin dhe i jep lëkurës një dukje të shëndetshme dhe të ndritshme.
Përfitimet:
- Zbut lëkurën
- Zvogëlon skuqjen
- Hidraton lëkurën
- Uniformon dhe ndriçon tonalitetin
- Zvogëlon irritimin
- Përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës
- Ofron një ndjenjë rehatie dhe lehtësimi në lëkurë
Përbërësit Aktiv:
- ReviBiome System: ribalancon mikrobiomën e lëkurës.
- Hyalu Smart PGA: anti-rrudhë, elasticizues, tonifikues and hidratues.
- Anti-Rouge Complex: riforcon muret e kapilarëve dhe ndihmon në uljen e skuqjes së lëkurës.
- Centella Asiatika: me veti riparuese.
- Ekstraktet e Gështenjës dhe Calendula: burim natyral i bioflavonoideve, me veprim kundër skuqjes.
- Ceramide Bio-Mimetike: përforcon proceset e rigjenerimit të lëkurës.
- Pigment Korrektues Jeshil: zvogëlon menjëherë dukjen e skuqjes, barazon ngjyrën dhe i jep lëkurës një tonalitet të shëndetshëm dhe të ndritshëm.
Përdorimi:
Pas pastrimit të lëkurës, aplikojeni kremin çdo mëngjes dhe mbrëmje me një masazh delikat në fytyrë dhe qafë derisa të përthithet plotësisht, duke shmangur konturin e syve. Për veprim më të mirë dhe rezultate më të shpejta e më të dukshme, përdorni serumin qetësues MICROBIOMA përpara kremit.