Lierac the scrub mask

http://localhost:8069/web/image/product.template/13906/image_1920?unique=a674642

Maskë rivitalizuese dhe me fekt ndriçues të menjëhershëm për fytyrën

2,590.00 L 2590.0 ALL 2,590.00 L

2,590.00 L

Not Available For Sale

This combination does not exist.

Terms and Conditions
30-day money-back guarantee
Shipping: 2-Përshkrimi3 Business Days

E formuluar me 94% përbërës me origjinë natyrale, Maska Revitalizuese Express ofron një “boost” të menjëhershëm shkëlqimi në vetëm 10 minuta.

Që në aplikimin e parë, teni duket më i ndritshëm, tekstura e lëkurës më e njëtrajtshme dhe lëkura dukshëm më e hidratuar dhe më e mbushur. Me përdorim të vazhdueshëm, lëkura fiton një pamje më rinore dhe më rrezatuese.

Tekstura e freskët krem-xhel, pa efekt yndyror dhe pa ndjesi ngjitëse, ofron menjëherë një ndjesi vitaliteti dhe një pamje më të freskët, duke e lënë lëkurën të butë, elastike dhe të ndriçuar.

Aroma revitalizuese kombinon notat e freskëta të ujit të bambusë me nuancat energjizuese të bergamotit dhe ëmbëlsinë e notave florale të ndritshme.

  • 94% përbërës me origjinë natyrale
  • Testuar dermatologjikisht
  • I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës

PËRBËRËSIT AKTIVË

  • Duo e Acideve Hialuronike – Acidi hialuronik me peshë të lartë molekulare ndihmon në ruajtjen e hidratimit në sipërfaqen e lëkurës, duke ofruar efekt të menjëhershëm hidratues dhe mbushës. Acidi hialuronik me peshë të ulët molekulare ndihmon në stimulimin e prodhimit natyral të acidit hialuronik për hidratim më të thellë dhe afatgjatë.
  • Sheqerna Hidratues – Të përftuar nga bajamet, rrënja e alteas (marshmallow) dhe farat e lirit, këta përbërës krijojnë një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës, duke ofruar rehati të menjëhershme. Ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe e lënë lëkurën të butë, elastike dhe komode
  • Ekstrakt i Patentuar Antioksidues i Tulipanit – Me origjinë 100% natyrale dhe rezultat i 12 viteve kërkime, ky ekstrakt i veçantë ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ, forcon mbrojtjen natyrale të saj dhe kontribuon në ruajtjen e freskisë, shkëlqimit dhe pamjes rinore të lëkurës.

MËNYRA E PËRDORIMIT

Aplikojeni në fytyrë të pastër dhe lëreni të veprojë për 10 minuta.

Më pas:

  • Masazhoni lehtë produktin e mbetur derisa të përthithet plotësisht, ose
  • Hiqni tepricën me një pambuk kozmetik.

Përdoreni sa herë që lëkura ka nevojë për një dozë shtesë hidratimi, freskie dhe shkëlqimi.

Vazhdoni te blini!

Your Dynamic Snippet will be displayed here... This message is displayed because you did not provided both a filter and a template to use.